AKTUALITET, 7 Nëntor 2022, 12:32

Akuza e Berishës: Porti i Durrësit u la 6 muaj jashtë kontrollit, zbarkuan tonelata të pafundme kokaine

Akuza e Berishës: Porti i Durrësit u la 6 muaj jashtë kontrollit,

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë këtë të hënë në një deklaratë për mediat, ku tha se të gjitha autoritetet në Portin e Durrësit janë të përfshira në trafikun e kokainës në Evropë.

Ndërkohë Berisha tha se Porti ka qenë jashtë çdo kontrolli për një periudhë 6 mujore.

Sali Berisha: Në Portin e Durrësit për 6 muaj rresht u la jashtë çdo kontrolli.
Zbarkuan në Durrës tonelata të pafundme kokaine, ku shkuan ato? Drejt Evropës jo drejt Hënës.

Pasi u alarmua gjithë bota tani janë dyndur, por në port të gjithë autoritetet janë të përfshira në trafikun e kokainës.

Porti është shndërruar në portin më të madh të kokainës në Evropë.
Rama përpiqet ti mbulojë këto me sharje ordinere, me sulme e fjalor të një njeriu si ai.

Deklaroj me përgjegjësi të plotë se shkak madhor i të gjitha këtyre është Rama dhe partia e tij, e PD do aplikojë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. PD do të zbatojë ligjin jo vetëm ndaj bandave në shtrofullat e mafies ku jetojnë por ndaj bosëve të këtyre bandave në zyrat qeveritare.