AKTUALITET, 13 Prill 2026, 12:01

Dyshohet se shkoi për të vjedhur, por humbi jetën, kush është 47-vjeçari në Fier! Mbeti i varur në dritare

Dyshohet se shkoi për të vjedhur, por humbi jetën, kush

Ilir Zarka, 47 vjeç është personi i cili u gjet i pajetë në Fier. Ai dyshohet se kishte shkuar për të vjedhur në një banesë, por kishte mbetur i varur në xhamin e derës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen “ 8 Shkurti” në Fier, ndërsa trupi i tij u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm nga komshiu i Ural Lules, pronarit të banesës.

Uran Lule prej një muaji ndodhej në Greqi te fëmijët, ndërsa komshiu i tij kujdesej për qenin.

Viktima u dërgua në morgun e Fierit , ku parapraikisht nuk rezulton të ketë shenja dhune, ndërkohë policia vijon të hetojë mbi rrethanat e ngjarjes.