TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
GjKKO la në fuqi masën “Arrest në burg”, për organizatorin veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve shqiptarë, për kalim të paligjshëm nga PKK Hani i Hotit, me destinacion Kanadanë dhe Amerikën, si dhe masën “Arrest në shtëpi”, për 2 shtetas e tjerë të përfshirë dhe për 2 punonjës të PKK Hani i Hotit që akuzohen për shpërdorim të detyrave.
Konkretisht, në arrest me burg mbetet 56-vjeçari Luc Melaj, 56 vjeç, ndaj të cilit rëndojnë veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndërkohë, në arrest shtëpie mbeten 24-vjeçari Emanuel Melaj, 49-vjeçari Gëzim Camaj, si dhe Tonin Melaj e Bashkim Cokaj, që mbanin detyrat e ndihmësspecialistit, kontrollor i vijës së dytë në PKK Hani i Hotit dhe përgjegjës turni në PKK Hani i Hotit. Pas hetimeve rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet dokumenteve false dhe mosregjistrimit në sistemin TIMS, kanë kaluar në PKK Hani i Hotit, shtetas shqiptarë që kishin destinacione Kanadanë dhe Amerikën.