TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e grupimit të udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj për mosregjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 Majit.
Sipas Akibeajt koalicioni ‘”Meta-Berisha” ka shkelur ligjin duke përdorur emrin dhe simbolin e Partisë Demokratike, për këtë arsye u kërkua ç’rregjistrimi i këtij koalicioni dhe për të mos garuar në zgjedhjet e 14 majit.
Me vendimin e dhënë nga Kolegji Zgjedhor, koalicioni Meta-Berisha do të vijojë garën për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Trupa që mori vendimin përbëhej nga Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Esmeralda Xhili dhe Alma Kolgjoka.
“Bashkë Fitojmë” quhet koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën, Vangjel Dulen dhe Nard Ndokën.