TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çështja e trafikut në kryeqytet prej kohësh është shqetësimi më i madh i qytetarëve. Për orë të tëra dy ditë më parë në segmentin e Unazës së Madhe së kryeqytetit dhe në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës kishte një trafik të rënduar.
Nga Liqeni Artificial deri te kthesa e Rinasit ka pasur vështirësi të mëdha qarkullimi, me qytetarët që udhëtonin drejt Durrësit. Për shkak të këtij kaosi, shoferëve iu duhej minimalisht 90 minuta për të arritur të aeroportin e Rinasit.
Eksperti rrugor Arben Luzi ka vendosur theksin se shkaku kryesor sipas tij është mungesa e zgjidhjes për hyrjen dhe daljen në Unazë. Nga ana tjetër eksperti ka shpjeguar se nuk është punuar për të ndërprerë fluksin e makinave edhe pse është bërë investimi në Unazën e Madhe.
"Ju thatë që janë ndërtimet shkaku. Në fakt ndërtimet kanë atë kusurin e vetë që makina të frenohen në ecje, nuk do ecin më me shpejtësinë e autostradës dhe me shpejtësinë e lejuar Tiranë-Durrës, por jo me 60 me 50, apo të ndalojmë fare. Sepse sa kalon dhe sa afrohesh në unazë në drejtim për të dal nga qyteti. Menjëherë ndodh që çdo makinë ngarkohet në nënkalimin e unazës. Për mua nuk është bërë zgjidhje dhe nuk është bërë ndërprerje e fluksit. Nëse do kemi te sheshi ‘Shqiponja bllokim’ ne bllokimin do ta kemi te çdo hyrje e qytetit edhe deri te ‘Plepat’ e Durrësit sepse ai fluks do mblidhet në pikën e tij të shpërndarjes."-tha Luzi.
Nga ana tjetër Luzi tha se shqiptarët nuk e kanë ende kulturën për të përdor transportin publik dhe sipas tij duhet të shtohen rrugë dhe për këmbësorët. "Duhen kalime në disnivel, edhe për këmbësorët edhe për mjetet e tjera. Do s’do një ndalesë në trafik. Ne nuk kemi kulturën për të përdorur transportin publik. Një nënkalim te ai rrethrrotullim sjellë një ngarkesë të madhe.", pohoi Luzi.