AKTUALITET, 21 Prill 2025, 15:28

Aksident në aksin “Pogradec-Korçë”, plagoset shoferja 27-vjeçare dhe nëna e saj

Aksident në aksin “Pogradec-Korçë”, plagoset

Aksident në aksin “Pogradec-Korçë”.

Rreth orës 14:35, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, shtetasja D. M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja D. M., dhe nëna e saj pasagjere në mjet, të cilat po marrin mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.