AKTUALITET, 15 Mars 2024, 11:41

Ditën e Gërdecit i rrahu shpatullat Berishës bashkë me Ramën, Erion Braçe kërkon ndëshkim pas 16 vitesh: Gjykata mbron babë e bir!

Ditën e Gërdecit i rrahu shpatullat Berishës bashkë me

Deputeti i PS-së Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar 16-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit.

Braçe shprehet se në këtë tragjedi u “poqën të gjallë 26 burra, djem, gra dhe fëmijë në barkun e tyre dhe vajza”. Sipas tij ky është “një krim përbindësh në demokracinë e korrupsionit politik dhe se gjykata prej muajsh mbron babë e bir, shkaktarë të këtij krimi”.

Gjithashtu deputeti përmes këtij postimi i bën thirrje të gjithë personave të përfshirë në këtë proces që të “bëhen burra dhe të bëjnë detyrën e tyre”.

16 vite më parë. siç duket edhe nga këto foto, Braçe, shoqëronte kreun e PS-së, Rama, në vizitën që bënë te Spitali Ushtarak dhe i rrahën shpatullat Berishës, i cili e cilësoi tragjedinë një "aksident teknologjik", siç e ka lënë edhe Rama në vazhdim.

Ditën e Gërdecit i rrahu shpatullat Berishës bashkë me

Ditën e Gërdecit i rrahu shpatullat Berishës bashkë me