AKTUALITET, 22 Tetor 2023, 17:24

Dyshohet se dogji një sipërfaqe toke në fshatin Tragjas, arrestohet 56-vjeçari

Dyshohet se dogji një sipërfaqe toke në fshatin Tragjas,

Një 56-vjeçar është vënën në pranga për zjarrvënie, pasi dyshohet se ka ndezur qëllimisht një zjarr, ku si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke.

Shtetasi me iniciale A.H., është arrestuar si përgjegjës për zjarrin që ra në fshatin Tragjas, në Orikum të Vlorës.  

“56-vjeçari ka ndezur qëllimisht zjarr, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bypassit”, në territorin e fshatit Tragjas, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me pemë dhe me shkurre”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.