AKTUALITET, 23 Korrik 2025, 11:02

Dyshohet se dhunuan rëndë një person, vëllezërit Meriton dhe Rinor Mjekiqi vetëdorëzohen pas 11 ditësh në arrati

Dyshohet se dhunuan rëndë një person, vëllezërit

Moderatori Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij Rinor Mjekiqi janë vetëdorëzuar dje në polici, pas disa ditësh në arrati, në lidhje me një ngjarje të rëndë që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025 në Kosovë.

Ngjarja lidhet me një përleshje fizike, gjatë së cilës ka mbetur i lënduar rëndë një person, i identifikuar si Egzon Grajqevci.

Pas marrjes në pyetje dhe kryerjes së procedurave hetimore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj Meriton dhe Rinor Mjekiqit të shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.