AKTUALITET, 22 Korrik 2025, 21:40

Heqja e tendave në trotuare/ “Çuna ka ardhur koha për biznes pa penguar hapësirat e përbashkëta”, Rama: Respekte për çmontimin!

Heqja e tendave në trotuare/ “Çuna ka ardhur koha për

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falënderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike, duke çmontuar vetë strukturat metalike të shtesës së një lokali.

Rama shkruan se tani është koha për biznes pa penguar hapësirat e përbashkëta, teksa shpreh vlerësimin për ata biznesmen që po heqin vullnetarisht tendat e tyre nga trotuaret.

Postimi i Ramës:

Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit dhe për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët të jetojnë në hapësirat e përbashkëta komunitare.