TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja do të vazhdojë të mbetet ne qeli, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e tij për të zëvendësuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Ky vendim erdhi vetëm pak ditë pasi SPAK mbylli hetimet për ish-deputetin socialist dhe e dërgoi kërkesën në GJKKO për nisjen e gjykimit.
SPAK përfundoi hetimet më 15 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen ndaj tre të pandehurve, Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe i shumëkërkuari Altin Hajri.
Çyrbja qëndron i paraburgosur me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së që prej 20 tetorit 2024, për lidhje me organizatën e Altin Hajrit në Durrës dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
Në dosjen e SPAK thuhet se ish-deputeti Çyrbja ka pasur miqësi me të kërkuarin ndërkombëtar të drejtësisë Altin Hajri, duke i premtuar këtij të fundit se do ta ndihmonte në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve. Altin Hajri ka qenë në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.