AKTUALITET, 22 Korrik 2025, 21:22

Vatër e madhe zjarri në Mamëz të Kukësit, qyteti “pushtohet” nga retë e tymit

Vatër e madhe zjarri në Mamëz të Kukësit, qyteti

Një vatër e madhe zjarri u shfaq pak orë më parë në pyjet e fshatit Mamëz të Kukësit. Era po favorizon përhapjen e flakëve, ndërkohë që retë e tymit kanë mbërritur mbi qytetin e Kukësit.

Në vendngjarje janë angazhuar grupe pune me punonjës të shërbimit zjarrfikës, pyjevë, banorë të zonës, etj. Terreni nuk lejon futjen e mjeteve zjarrfikëse, ndaj dhe përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e flakëve po bëhen me pompa shpine dhe mjete rrethanore.

Ende nuk ka informacion per shkakun, por deri tani zjarri ka djegur disa hektarë me pyje dushku.