TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Vendi nuk ka opozitë, por vetëm teatër", kështu është shprehur Blendi Fevziu, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.
Fevziu deklaroi se situata në PD dhe zhgënjimet personale që kanë Berisha dhe Basha ndaj njëri tjetrit nuk kanë asnjë rëndësi, përballë faktit që Shqipëria ka mbetur pa opozitë dhe Rama zotëron sot të gjithë pushtetet.
"Te Berisha, që të mos e njohë Bashën, duket më normal sepse ai është njeri më i pushtetshëm. Por, ky është zhgënjim personal i njërit dhe tjetrit. Zhgënjimi personal nuk ka asnjë vlerë. Kemi dy Kuvende, mundësi që PD të çahet në dysh dhe një kryeministër që jeton ditët e tij më të pushtetshme.
Ai mund të marrë edhe presidentin, ka çdo institucion.
Vendi, duam apo nuk duam, nuk ka opozitë. Teatralizmi nuk është opozitë. Nuk ka opozitë.
Opozita duhet të ngjethë mishin e çdo qytetari. Nuk e ke këtë gjë. Vendi, ndryshe nga Kosova, do të hyjë në fazë teatrale, koston e të cilës do ta paguajnë vetëm qytetarët.
