TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ligjvënësja e PS, Anila Denaj në një intervistë për Panorama Tv, është shprehur se rritja e pagave për deputetët mund të kishte ndodhur në një fazë të mëvonshme, kur paga mesatare të shkonte 900 euro.
Ajo u shpreh se “diskutimi i dyfishimit të pagave nuk vlen”, pasi “ata diskutuan në qasjen e tyre mbajtjen e të njëjtit kriter të hierarkisë së rrogës”.
“U tentua një amendament, por nuk u realizua nga ana e aspektit ligjor që kjo rritje të ndodhte ndoshta më vonë, kur e gjitha të ishte konsoliduar këtu jam dakord”, tha deputetja e PS-së.
“Diskutimi i dyfishimit nuk vlen në raport me faktin që deputetët e rritën dyfish për vete. Deputetët diskutuan në qasjen e tyre mbajtjen e të njëjtit kriter të hierarkisë së pagave. Hyrja në fuqi është çështje tjetër.
Do i qëndroja logjikës që nëse duhet bërë, duhet bërë kur paga mesatare të shkojë dhe të konfirmohet se është 900 euro, pasi i gjithë ligji në frymë nuk mund të ketë rolin e deputetit vetëm dhe pagën e tij, janë 39 miliardë lekë, ku pjesa e deputetëve është diku tek 1.8 mln euro dhe pjesa tjetër për administratën. Rritja e pagës me 2 procese për administratën konsolidon një proces. U tentua një amendament, por nuk u realizua nga ana e aspektit ligjor që kjo rritje të ndodhte ndoshta më vonë, kur e gjitha të ishte konsoliduar këtu jam dakord. Sa i përket koeficientit do i qëndroja atij që ka qenë 0.63″, theksoi Denaj.