TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërkohë që radikalisti Xherxh (Gjergj) Laçi pretendon se nuk ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve të tij, të cilët i mbante të ngujuara prej 6 vitesh, të kundërtën thonë dy fëmijët e tij. Në dëshminë tronditëse dy djemtë shprehen se “babai i tyre mbante thika në brez, ndërsa rrihte nënën dhe e dhunonte sistematikisht”.
Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se njëri prej djemve “Prej tre vitesh nuk është lejuar të dalë, babai i tyre i kërcënonte duke i thënë se nuk duhet të dilni sepse të tjerët duan që t’ju vrasin”.
Po ashtu ata thonë se jetonin në kushte të vështira ekonomike, ushqeheshin vetëm nga ushqimet që i dërgonin familjaret. Konkretisht xhaxhai dhe gjyshi, që nuk lejoheshin të futeshin brenda, po i linin ushqimet tek dera e banesës.
Ata thonë se në oborr mund të luanin, por në darkë detyroheshin të futeshin herët brenda dhe të flinin, sidomos ditët e ftohta pasi nuk kishin ngrohje.
Njëri prej tyre ka prekur me dëshminë e tij, duke thënë se “unë dua ti kthehem një jetë normale dhe të shkoj në shkollë si gjithë bashkëmoshatarët. Gjithashtu kam dëshirë të ndjek një kurs futbolli”.