AKTUALITET, 12 Korrik 2023, 14:55

23-vjeçarja në Durrës kërkon të lindë dhe ta braktisë fëmijën në maternitet, shoqërohet në polici: Më ka lënë partneri, nuk e rris dot vetëm

23-vjeçarja në Durrës kërkon të lindë dhe ta

Një 23-vjeçare ka shkuar sot pranë maternitetit të Durrësit, ku kishte planifikuar të lindte foshnjën e saj dhe më pas ta braktiste atë në këtë institucion.

Nga informacionet paraprake, gruaja e re ka pretenduar se partneri i saj ishte larguar drejt Italisë dhe në kushtet ku ishte dhe në pamundësi ekonomike, e kishte të pamundur ta rriste e vetme fëmijën e saj.

Stafi i maternitetit ka njoftuar policinë e Durrësit dhe një grup i gatshëm ka shoqëruar gruan e re në komisariat për të marrë dëshminë e saj.

Deri më tani nuk dihet nëse gruaja e re ishte banore e Durrësit, apo kishte ardhur nga ndonjë qytet tjetër.

Braktisja e fëmijëve është një fenomen i njohur. Kujtojmë këtu se rreth një muaj më parë, 22-vjeçarja Denada Sula, braktisi foshnjën e saj pranë koshit të mbeturinave në afërsi të rotondos në hyrje të Golemit. Foshnja kishte qëndruar për disa orë aty derisa u gjet nga një qytetar i rastësishëm.