AKTUALITET, 21 Korrik 2022, 22:52

Droga në banane/ Hoxha ngre dyshime: Cila është kjo fuqi madhore që i bën shurdh dhe memecë ata të portit?

Droga në banane/ Hoxha ngre dyshime: Cila është kjo fuqi madhore
Artan Hoxha në TPZ

Artan Hoxha ka ngritur pikëpyetje për Portin e Durrësit dhe zyrtarët e tij, pas ngjarjes së fundit

me kontenierin e Banaking ku mungonin disa arka. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, Hoxha tha se një fuqi e madhe i ka kthyer në shurdh-memecë autoritetet e portit. 

"Kam hasur dy mënyra të trafikut të kokainës. Një mënyrë, një pjesë e organizatave e krijonin për të bërë trafikun e kokainës dhe kompaninë e kanë mbulim. Kemi variantin tjetër, janë kompani tregtare, që ose përdoren nga krimi i organizuar… Kjo kompani që flasim ne kalon me prioritet në port, se ka volumin më të madh tregtar. Ne kemi parë dy lloj mënyrash.

Kjo kompani Zico sha, deri tani ka qenë më pak e ekspozuar sepse po kapeshin këta të tjerët. Por tani që janë ata në burg…

Ajo që tërheq vëmendjen, policia dhe prokuroria u vunë në lëvizje në dhjetor. U shkarkua kontenieri, vajti shoferi, të nesërmen njoftoi te kompania.

Kompania mori drejtuesin e policisë dhe vajtën të nesërmen. U trajtua si grabitje e thjeshtë bananesh.

Ndërkohë, dyshimi deri tani është se ka lëvizur një sasi shumë e madhe dhe autoritetet tona të sigurisë kanë ceduar për të dytën herë.

Deri ku është e përfshirë kompania, këtë ta gjejë prokuroria. A është ë përfshirë apo e përdorin si kokë turku?

Problemi tjetër është në port. Si është e mundur t’ua marrin dorë për dore? Të kesh gjithë atë siguri dhe kamera dhe të lëvizë kontenieri? Cila është kjo fuqi madhorë që i bën shurdh dhe memecë ata të portit? Cilat organizata janë të afta të kontrollojnë portin?

Tregu kryesor ku shitet kokaina është në BE, pse nuk e shkarkojnë trafikatët direkt? Sepse këtu është më lirë. Në Roterdam, 25% është haraçi… Këtu shkon diku të 300 mijë euro", tha Hoxha.