AKTUALITET, 3 Tetor 2022, 21:29

Dritan Zagani: Hakerat nxorrën emrat e personave të dyshuar nga policia, i kanë marrë nga sistemi TIMS!

Dritan Zagani: Hakerat nxorrën emrat e personave të dyshuar nga
Dritan Zagani

Ish shefi i anti-drogës në Policinë e Fierit, Dritan Zagani, ka folur për listën e nxjerrë nga hakerat iranianë, që dyshohet se përmban emrat e personave të dyshuar apo verifikuar nga Policia e Shtetit për ngjarje të ndryshme. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Zagani tha se dyshon që listat të kenë dalë nga sistemi TIMS, ku ka një rubrikë për personat e dyshuar. 

"Sistemi i policisë, janë dy sisteme bazë TIMS dhe MEMEX, që është kartoteka e policisë kriminale. Në kartotekë është shumë e vështirë të hysh nga jashtë.

TIMS ka disa rubrika. Një nga këto rubrikat, janë personat e dyshuar. Janë persona që mund të kenë procedim penal dhe policia ka bërë një dosje. Për mua ajo është listë e nxjerrë nga TIMS.

Kam bindjen se është rubrika “të dyshuarit” nga sistemi TIMS.

TIMS ka rubrika të ndryshme, si një ndërtesë e madhe që ka zyra të ndryshme me funksione të ndryshme", tha Zagani.