TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avenir Peka, ish zv.ministër i brendshëm, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u diskutua për listën e personave të dyshuar nga Policia, të cilën e publikuan hakerat iranianë.
Peka tha se lista ka informacion të saktë dhe është databazë e policisë.
"Në këndvështrimin tim informacioni që ka dalë është i saktë dhe është databaze e Policisë së Shtetit dhe është pjesë e sistemit MEMEX. Ky informacion, a është vetëm pjesë e MEMEX, apo është një databazë autonome, e marrë nga diku tjetër?
Sa i përket vërtetësisë dhe fakti që është dokument i policisë, është e provuar. Si dokument është i saktë. Është informacion i policisë, është lista e kontigjentëve që ka Policia e Shtetit.
Sitemi MEMEX, është program kompjuterik, më i sofistikuara në botë, që përdoret nga agjensitë më të sofistikaura në botë. Në Shqipëri, është futur në vitin 2009, është blerë nga një kompani skoceze. Është dashur dy vjet të instalohet dhe është bërë me ndihmën e policisë britanike. MEMEX ka disa rrathë informacioni dhe ndërthurje informacioni kriminal. Është kartoteka e policisë kriminale të Shqipërisë. Informacion që ndodhej dikur nëpër dosje, por tashmë është e digjitalizuar. Nuk ka sistem më të fortë dhe të garantuar se MEMEX, për ndërhyrje nga jashtë. Është sistem që përdor edhe FBI.
Sistemi MEMEX ka një avantazh, të gjithë informacionin kriminal që disponon, përfshirë dosje të plota. Këto që kanë dalë sot, janë informacionet më pa lidhje. Por, ato që ka në MEMEX janë tmerrësisht të rënda.
Kur kryeministri dhe ministri i brendshëm thotë, është informacion policie por jo nga MEMEX, atëherë nga kush është? Pse nuk thonë është një databazë tjetër e policisë?
Kjo që ka ndodhur sot, ajo që ka ndodhur me TIMS dhe e-albania, tregon që qeveria është gjetur e papërgatitur dhe nuk ka marrë asnjë masë.
MEMEX, nuk mund të ketë ndërhyrje direkte nga jashtë. Nëse del dicka nga MEMEX është dicka e brendshme", deklaroi Peka.