AKTUALITET, 24 Gusht 2023, 19:21

Drift në sheshin “Nënë Tereza”, gjobitet drejtuesi i “Benz-it”

Drift në sheshin “Nënë Tereza”, gjobitet drejtuesi i

Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe ka ndëshkuar me masë administrative  60 mijë lekë shoferin  e “Benz-it” që bënte drift në sheshin “Nënë Tereza”.

“Rrugorja” e ka evidentuar drejtuesin e mjetit nëpërmjet pamjeve filmike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar nëpërmjet pamjeve filmike, ka shoqëruar dhe ka ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesin e mjetit, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara.

Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor!

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!