AKTUALITET, 8 Shtator 2024, 15:45

Drejtuesit e PS, reagon kreu i FRPD: Ekipi ‘PS 2030’, për të avancuar eksodin e rinisë dhe importin e plehrave!

Drejtuesit e PS, reagon kreu i FRPD: Ekipi ‘PS 2030’, për

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri ka reaguar në lidhje me listën e drejtuesve politikë të PS për zgjedhjet parlamentare. 

Xhaferri është shprehur se Edi Rama, nën qeverisjen e të cilit Shqipëria është kthyer në azilin e hapur më të madh në Ballkan, sot në Asamblenë e PS dëshmoi se jeton në një realitet krejt tjetër nga i shumicës së shqiptarëve. 

"Edi Rama nën qeverisjen e të cilit Shqipëria është kthyer në azilin e hapur më të madh në Ballkan sot në Asamblenë e PS ku të deleguarit e krimit ishin në rreshtin e parë, dëshmoi se jeton në një realitet krejt tjetër nga i shumicës së shqiptarëve, populli më i varfër, më i vjedhur dhe me i kriminalizuar në Evropë.

Sot Edi Rama hapi thesin e premtimeve  për pensionistët që falë tij janë armata më e madhe e votuesve në vend, por harroi që ua ka larguar fëmijët dhunshëm nga atdheu, që i vjedh edhe tek ilaçet e rimbursueshme, i vret me shëndetësinë "falas" dhe me pensionet minimale që nuk u dalin as të mbajnë frymën gjallë.

Të vetmet nisma që mund të avancojë projekti i ekipit PS 2030 janë eksporti i të rinjve dhe krahut të punës drejt BE dhe importi i mbetjeve, një projekt që fakton se Edi Rama është peng i mafies ndërkombëtare.

Sot Rama foli dhe për vrasjen barbare të Egli Progës në Pogradec, ku ju drejtua popullit si Drejtor i Policisë së Shtetit dhe Zot i së vërtetës, por nuk tha gjysmë fjale se e gjithë kupola e Policisë së Shtetit i ka dalë në përgjime në shërbim të krimit dhe jo në shërbim të rendit.

Edi Rama heshti për faktin se e ka kthyer Shqipërinë në lavatriçen më të madhe në Evropë të pastrimit parave dhe në një zonë të lirë ekonomike të krimit të organizuar.

U krenua se në një dekadë dyfishoi GDP e Shqipërisë por harroi se në themel të këtij dyfishimi ishte projekti i kanabizimit të vendit dhe injektimi në ndërtim i parave të trafikut ndërkombëtar të drogës, fenomene këto shkatërrimtare për ekonominë dhe për shoqërinë.

Rezistenca dhe përballja janë detyrim pasi nuk do kënë vlerë kur Edi Rama të ndryshojë me VKM edhe datën e kremtimit të Bajramit dhe Pashkës", thotë Xhaferri.