TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, Edi Rama vendosi që qarkun e Tiranës të mos e drejtojë vetëm Erion Veliaj, por i shtoi atij edhe dy figura të tjera të PS, Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun.
Analisti Andi Bushati thotë se Rama po e tkurr pushtetin e Veliajt, ndryshe nga sa bëri kur shpërtheu skandali "5D" në kupolën e Bashkisë.
Sipas Bushatit, Rama nuk do ta humbasë potencialin e Veliajt për të marrë vota, por po e redukton pushtetin e tij brenda PS.
"Mjafton të shikojmë fytyrën e Veliaj kur Rama i dha lajmin dhe duket se është një tkurrje e pozicionit të tij. Kur plasi skandali i 5D Rama u shpreh se bashkohet me mesazhin e Veliajt ndërsa tani ai po e tkurr fuqinë e tij.
Mesazhi këtu është i dyfishtë pasi nga njëra anë nuk do ta humbasi potencialin e madh financiar që Veliaj ka për të manipuluar zgjedhjet. Bashkë me të do të japë dhe mesazhin që me 5 D Veliaj është dikush që la ngrënë kumbulla dhe dardha pas meje.
Kur vjen fjala që më votoni mua, unë Veliaj e bëj pak pis, por kur vjen fjala për të grumbulluar vota për mua duhet edhe para e 5D, Rama e pranon Veliajn. Kjo është kontradiktore dhe kjo i shërben vetëm një qëllimi i cili është vjedhja e zgjedhjeve të ardhshme", tha Bushati në Syri Tv.