TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, Edi Rama tha se PS do të fitojë sërish në zgjedhjet e ardhshme.
“Kundërshtarët tanë nuk kanë as ide dhe as alternativa, ndërsa udhëhiqen nga urrejtja ndaj nesh”, tha Rama. Ai tha se përballë nuk kemi kundërshtarë seriozë dhe as alternativa reale.
Ai u shpreh se PS ka fituar 9 herë me rradhë dhe kur s’ia kemi dalë kemi marrë kosto jo të vogël, dhe në ndonjë rast edhe kosto të madhe.
“Ne nuk kemi ndenjur kurrë as symbullur as duarlidhur, por kemi kërkuar falje si askush më parë.
Ne nuk kemi bërë thjesht ndryshime njerëzish në Qeveri, por kemi adresuar situatat kritike, duke përmirësuar sistemin e qeverisjes dhe duke korrigjuar metodat e punës sonë”, tha Rama.
Duke iu referuar projektit për mirëqevisjes dhe anti-korrupsionit, që u finalizua me ngritjen e Komisionit të Posaçëm që drejtohet nga Fatmir Xhafaj, Kryeministri tha se ata që nisën të thonë lloj lloj tezash as e kanë idenë e shtetbërjes, por as përsa i takon anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Ky projekt do të shkojë deri në fund, pavarësisht nëse do të duan ose nuk do të duan ata, që nuk duan.
Po kështu do të shkojë deri në fund projekti ynë i ri i Shqipërisë Transparente, që i kemi borxh qytetarëve tanë, lidhur me sasinë dhe cilësinë e informacionit në çdo nivel të qeverisjes sonë”, tha Edi Rama.
Rama njoftoi edhe drejtuesit politikë të 12 qarqeve për zgjedhjet 2025, që do të drejtojnë edhe fushatën për zgjedhjet e ardhshme.
Risia është qarku i Tiranës, ku kryeministri tha se do ndahet mes tre figurave të PS, Erion Veliaj, Elisa Spiropali dhe Ogerta Manstirliu. Ndërsa Taulant Balla do të jetë drejtues politik që do të merret me diasporën.
Tirana: Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës: Emirjana Sako
Shkodër Benet Beci
Lezhë: Ulsi Manja
Kukës: Pandeli Majko
Dibër: Blendi Gonxhe
Elbasan: Arbian Mazniku
Fier: Belinda Balluku
Korçë: Niko Peleshi
Gjirokastër: Mirela Kumbaro
Berat: Ervin Demo
Vlorë: Bledi Çuçi