TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Ksamilit. Policia bën me dije se një automjet ka përplasur një motoçikletë të drejtuar nga një 16-vjeçar.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar ky i fundit bashkë me pasagjerin 9-vjeç. Ata janë dërguar në spitalin e Sarandës ku po marrin ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:00, në hyrje të Ksamilit, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 16 vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.