AKTUALITET, 23 Tetor 2022, 15:20

Ishin shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohen në Greqi dy shqiptarë

Ishin shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohen në

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim për trafik droge dhe vepra të tjera të paligjshme janë kapur në Greqi ditën e sotme.

Raportohet se, pala greke ka kapur në pikën kufitare të Kakavijës njërin prej shqiptarëve, i cili rezulton me urdhër arresti nga Prokoria e Ileas për çështje droge dhe armësh.

Ndërkohë, shtetasi tjetër i kapur në Selanik është një 44-vjeçar i shpallur në kërkim, për dy dënime me total prej 18 vitesh dhe 20 mijë euro gjobë për drogë dhe krime të tjera.

Raportohet se në momentin e arrestimit atij i është gjetur edhe një sasi droge.