AKTUALITET, 13 Qershor 2025, 09:50

Dosja/ Publikoi videon nga atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja: Valteri në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Plarent Dervishit dhe Julian Meçes

Dosja/ Publikoi videon nga atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja: Valteri

Ish-deputeti Halit Valteri është thirrur këtë të premte në GJKKO si dëshmitar në procesin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes, në procesin për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Në atë kohë, Valteri ka bërë disa deklarata dhe ka publikuar pamjet.

Në qershor të 2020-ës, një ditë pasi publikoi videon, Valteri dëshmoi për dy orë në SPAK për informacionet që dispononte me këtë ngjarje.

"Kam dhënë deponimin tim pranë prokurorit Altin Dumani, presim përfundimin e hetimeve. Nuk na e mbyllën gojën, por do të zbatojmë ligjin. Deklaratat që kam bërë në Kuvend dhe në media i qëndroj, nuk e di nëse do thërritem sërish në SPAK. Duhet të sqaroja të gjitha informacionet që kisha", deklaroi asokohe Valteri.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja

Në vitin 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit",  Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.

Dosja/ Publikoi videon nga atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja: Valteri