AKTUALITET, 12 Qershor 2025, 23:28

Fitoi zgjedhjet për Urdhrin e Psikologut, Brunilda Laboviti: Ish-presidentja të ndërgjegjësohet dhe të lartësojë figurën e psikologut

Fitoi zgjedhjet për Urdhrin e Psikologut, Brunilda Laboviti:

Brunilda Laboviti, kandidatja fituese për të qenë presidente e Urdhrit të Psikologut, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se në procesverbalin e zyrës juridike për mbledhjen ka lapsuse shumë të rënda, dhe falsifikim dokumenti. Sipas saj nesër ëhtë thirrur një mbledhje në mënyrë të paligjshme ku do të vendoset që zgjedhjet e 5 qershorit janë pa përmbajtje dhe ato të përsëriten.

“Nga 451 anëtarë që votuan në 5 qershor, votuan organet drejtuese ku unë kam marrë 238 vota dhe Elona Mustafaraj, 140 vota. Fakt është që, sipas rregullores zgjedhore, ka tre ditë për t’u ankuar. Kam shkuar të marrë informacion për procesverbalin e zyrës juridike. Ka lapsuse shumë të rënda, falsifikim dokumenti. Ai përmban një ligj, që nuk ka dalë ende. Flet për kuorum që nuk është në ligjin e Urdhrit të Psikologut fare. Mënyra si transformohet është shkelje e rëndë ligjore. Nesër kemi mbledhje, e thirrur nga ish-Presidentja.

Nesër ëhtë mbledhja e thirrur në mënyrë të paligjshme. Vendimi është thënë publikisht nga përfaqësuesi ligjor i zonja Treska, që të vendoset se zgjedhjet janë pa përmbajtje dhe të përsëriten zgjedhjet.

“Plaza” është paguar 15 orë me kuotizacionet e anëtarëve. Me çfarë parash do të paguajë zonja Treska këto shpenzime? Interesi është të zvarriten?

Dua që zonja Treska të ndërgjegjësohet dhe të lartësojë figurën e psikologut dhe të bëjë hap prapa”- tha Laboviti.