AKTUALITET, 12 Qershor 2025, 22:48

“Në sytë e popullit Rama është e keqja më e vogël”, Bushati debaton me Nazarkon: Deputeti socialist kërcënoi mësuesit që të votonin PS-në

“Në sytë e popullit Rama është e keqja më e

Analistët Andi Bushati dhe Mentor Nazarko debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për mënyrën se si PD-ja e Berishës ka bërë opozitarizëm përballë pushtetit të Edi Ramës. 

Debati

Nazarko: Le të biem dakord me atë që thotë Bushati, që e keqja më e madhe është qeveria. Absolutisht, për shkak të ndikimit më të madh të jetëve tona, në ekonomi. Si mundet qeveria? Mundet me cilësi të re dhe për fat të keq..

Bushati: Me rregulla loje të ndershme.

Nazarko: Me rregulla loje të ndershme, por po ta hapim fizarmonikën dhe ta hapim trenin e arsyetimit, qeveria rrëzohet me cilësi të re. Kur themi se qeveria ka marrëveshje me opozitën, madje edhe gjyqin ka vijuar ta ketë të gjatë dhe Berisha të jetë në krye të opozitës, nuk po lavdërojmë Ramën, jemi duke e konsideruar të pamoralshëm që financon në opozitë të dobët të rrijë pa fund në pushtet. Kur flasim për opozitarizmin që ti i bën Ramës, unë mendoj se me këtë opozitë që fokusohet vetëm te aspektet e demokracisë, rri 3 mijë vjet, me atë lloj opozitarizmi si i yti që digjni mandatet, mos merrni pjesë në zgjedhjet lokale.
Unë mendoj se Rama rrëzohet me cilësi të re të kriticizmit, rrëzohet nëse i thuhet se ka 12 vjet dhe ka përgjegjësinë që nuk ka ndërtuar një model ekononik funksional që mbështet mbi prodhimin, që ka rritje të mirëqenies për qytetarët, që zvogëlon pabarazitë sociale, numrin e atyre që jetojnë në minimumin e varfërisë. Nuk mundesh që ta godësësh Ramën vetëm një një aspekte që nuk i kupton dhe nuk janë të kuptueshme për elektoratin.

Bushati: Unë jam i mangët dhe me kaq merrem. Pyetja që kam për ty është: Rama duhet rrëzuar, është një keqe apo një e mirë për këtë shoqëri?

Nazarko: Unë jam pro rotacionit, por ata që janë përballë tij janë edhe më të paaftë se ai, më mediokër se ai, nuk kanë mbështetje ndërkombëtare se ai.

Bushati: Pra është e keqja më e vogël?

Nazarko: Në sytë e popullit është kështu. Se ti thua se vodhi votat. Se kur ta atakosh, duhet të jemi të saktë me termat. Nuk vidhen votat ashtu, hiqja Lenës, vërja Prenës. Nuk ndodh ashtu. 

Bushati: Një sekondë. Janë me prova. Ti s’do të shohësh provat. Të të kapë policia me gjithë SPAK-un duke blerë karta me lekë, a është kjo blerje dhe vjedhje vote? 

Nazarko: Blerja e votës është diçka tjetër, blerja e vullneteve është tjetër.

Bushati: Mua më mjafton një rast i vetëm që një deputet socialist merr telefonin dhe i thotë drejtorit të shkollës që të gjithë mësuesit po nuk treguan votat për PS-në të hënën të mos paraqiten në punë për të parë se ky nuk është një rast i veçuar, por fenomen.