TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu, kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, lidhur me Edi Ramën, qeverisjen e tij dhe kritikën e analistëve ndaj tij.
Debati:
Baton Haxhiu: Kur them se Rama është kryeministri më i mirë që ka patur Shqipëria, e kam bindje këtë gjë. Kur Rama është përballë Berishës, Lapajt, Shehaj, sepse Qorin nuk e kam parë tamam në betejë, unë padyshim zgjedh Ramën. Kam një problem me vazhdimësinë që ke. Kritikat ndaj Ramës i ke të qëndrueshme, por a mjafton që ta fitosh betejën me Ramën?
Andi Bushati: Unë e kam betejën për të vërtetën dhe jo me Edi Ramën.
Baton Haxhiu: Beteja jote me të vërtetën duke mohuar të vërtetën e tij dhe duke parë vetëm gabime por jo atë që ka prodhuar Rama, nëse ndalesh vetëm te gabimet, besueshmëria të bëhet më e vogël. Kur më kritikon se pse them Rama është më i mirë, une e krahasoj me Berishën, sepse diskursi ytë ka qenë i vrazhdë ndaj Berishës. Në vitin 2021 apo 2025, njerëzit e mbajnë mend diskursin, fjalitë dhe kritikat. Kur ti e kritikon Ramën, apriori, krijon njëfarë simpatie për një opozitë që ka qenë gjysmë kriminale. Këtu e ke problemin në raport me votuesin. Votuesi të beson se një pjesë e qeverisë është e korruptuar. Të beson se ke folur për të inceneratorin, 5D, etj.
Andi Bushati: Ty nuk ta nxë goja, por unë kam thënë Edi Rama është i korruptuar, jo një pjesë e qeverisë. Por ti e zbut, edhe kur më citon mua ke frikë ta thuash.
Baton Haxhiu: Diskursi yt është gjysmë i vërtetë. Rama i korruptuar thua dhe këta të tjerët nuk vlejnë. Ti gjen nje diktator që vendos për të gjitha.
Andi Bushat: Unë të merrem me ministra që nuk u di as emrat?
Baton Haxhiu: Qeveria Rama fitohet me cilësi dhe të vërtetën. Jam i siguritë që Rama është i fitueshëm lehtë. Nuk besoj se autokracia e tij është e fortë, por ai fitohet me diskurs të besueshëm dhe intelektual dhe moral. Ti je kritikuesi më i madh i SPAK, por SPAK ka qenë ndoshta i vetmi institucion që i ka dhënë opozitës hapësirë për të ndërtuar diskurs, ka burgosur kryetarin e Bashkisë, ka ministra, zv.ministra, ka ndjekur ish zv.kryeministrin. Ka dhënë mundësi për të krijuar frymë, por ai që udhëheq opozitën nuk di të ndërtojë diskurs.
Andi Bushat: Më duket se ti, dhe të tjerë, jeni infektuar aq keq nga virusi i luftës ndaj ćdo kritiku të Ramës, sa mua i përshkruar nga ty, mu duk vetja si Saliu. Ti u more pse kritika ime ndaj Ramës është e gabuar. Problemi është cila është kritika jote ndaj njeriut që po i bën gjëmën Shqipërisë?
Baton Haxhiu: Kritika ime, ka ndërtuar sistem paralel të funksionimit. Unë nuk i them hajdut asnjë njëriu, pa fakte.
Andi Bushati: Faktet janë lekët e inceneratorit...