AKTUALITET, 13 Qershor 2025, 09:44

Rrëmbimi e zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi shoqërohet me forcë në gjyqin për kopshtarin: S’dua të pyetem, s'kam çfarë të them

Rrëmbimi e zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi shoqërohet me

Dritan Rexhepi, është shoqëruar forcërisht në Gjykatën e Posaçme të apelit më kërkesë të togave të zeza.

Prezenca e tij ka të bëjë me dëshminë mbi procesin ndaj Festim Bezhdilit kopshtarit që nga gjykata e posacme u dënua me burg për jete për rrëmbimin dhe vrasje të Jan Prengës, por një vendim i gjykatës së larte vendosi ta ktheje dosjen për gjykim ne apel.

Dritan Rexhepi para gjykatës u shpreh se nuk dua te pyetem se nuk kam ca them.

Ndërkohë gjykata rrëzoi një kërkesë të Ilir Muratit që ka të bëjë më këqyrjen e pamjeve filmike me ekspert. Gjykata e shty seancën me 26 qershor, ora 10:00.