TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Myltë të Lezhës. Një i 14-vjeçar është përplasur nga një makinë, në rrugën që lidh Rrilën me fshatin Myltë.
Pasi ka përplasur të riun, makina ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të mësuar rrethanat e plota të saj.
Nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë sjellë këtë aksident.
14-vjeçari i plagosur është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.