AKTUALITET, 26 Tetor 2023, 19:31

Do të mbrojnë Berishën, Paloka dhe Noka publikojnë fotot dhe ironizojnë GJKKO: Ka ngatërruar listën e avokatëve, me atë të patronazhistëve

Do të mbrojnë Berishën, Paloka dhe Noka publikojnë fotot dhe

Deputeti i PD, Edi Paloka, në një reagim të bërë në Facebook, shprehet me ironi se GJKKO ka ‘ngatërruar’ listën e avokatëve me atë të patronazhistëve, duke iu referuar avokatëve të caktuar nga shteti, për të mbrojtur Sali Berishën.

“GJKKO ka “ngatrruar” listen e avokateve me te patronazhisteve. Ja dy patronazhistet qe ka caktuar per “te mbrojtur” Berishen! Kush thote qe ky eshte gjyq politik?”, shkruan Paloka.

Bashkangjitur këtij reagimi, ai ka postuar edhe disa statuse në Facebook të bëra nga avokati Artan Simoni dhe Valentina Teodoresku, teksa mbështesin hapur kryeministrin Edi Rama.

Ironitë dhe akuzat nuk i ka kursyer as Flamur Noka, teksa shkruan se kjo është avokatja që “Millonai e Drejtësisë së re i ka caktuar Sali Berishës”.

“A doni me per Drejtesine e Re Politike. ?????Ja avokatja qe Millonai e Drejtesise Re politike  i ka caktuar Sali Berishes”, shkruan Noka.

 

Do të mbrojnë Berishën, Paloka dhe Noka publikojnë fotot dheDo të mbrojnë Berishën, Paloka dhe Noka publikojnë fotot dhe