TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy avokatet e caktuara nga shteti për të mbrojtur Berishën në GJKKO janë tërhequr nga çështja. Mësohet se avokatet Rabije Cenali dhe Jalldis Kastrati edhe pse kanë pranuar fillimisht të bëjnë përfaqësimin ligjor në gjykatë, gjatë seancës kanë vendosur të tërhiqen.
Lajmi është bërë i ditur pas vendimit që caktoi sot GJKKO që la në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’ për Berishën. Ish-kryeministri Sali Berisha është nën akuzë për privatizimi ish-kompleksit Partizani.
Ende nuk dihen arsyet se pse dy avokatet vendosën të tërhiqen në minutat e fundit, ndërsa është përfaqësuar në seancë nga një tjetër avokate. Emri i Valentina Todoreskut ka dalë në dritë pas përfundimit të seancës.