AKTUALITET, 26 Tetor 2023, 19:15

Pas 4 orësh, Dorian Duçka del nga SPAK, ja çfarë tha para gazetarëve

Pas 4 orësh, Dorian Duçka del nga SPAK, ja çfarë tha

“Mund të pyesin departamentit e drejtësisë në Amerikë”, kështu ka deklaruar Dorian Duçka pasi doli nga SPAK, ku u mor në pyetje për disa orë.

Para gazetarëve ai nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment lidhur me marrjen në pyetje.

Kujtojmë se ish-zëvendës ministri i Energjetikës, u mor në pyetje për rreth 4 orë. Rasti i fundit ku emri i tij ka dalë në skenë, ka qenë në dosjen e ish- zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.