AKTUALITET, 11 Prill 2022, 22:15

"Do të ketë shpallje të tjera nga SHBA!"/ Lorenc Vangjeli: Kambanat bien për mëkatarët...

"Do të ketë shpallje të tjera nga SHBA!"/ Lorenc
Lorenc Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli, foli në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV,  për sanksionet e SHBA-ve ndaj Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit. Ai tha se lista pritet të shtohet sepse nuk bëhet fjalë vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. 

Më tej ai shtoi se sanksionet janë një kambanë alarmi për të gjithë mëkatarët! 

"Do ketë të tjerë sepse ka të bëjë me rajonin dhe jo vetëm për Shqipërinë. Përcaktimi para disa kohësh i Biden se korrupsioni është një rrezik që kërcënon dhe SHBA është një kambanë alarmi për të gjithë mëkatarët që njohim dhe nuk njohim, por që kush e ka bërë mëkatin e di shumë mirë. Se kush ka mëkatuar e di dhe e dinë që po bëjnë mëkat, nuk e bëjnë pa dashje", tha Vangjeli.