AKTUALITET, 12 Prill 2025, 19:20

“Do të kemi Ministrinë e Familjes”- Berisha shpalos programin: Fëmijës së tretë do t’i garantohet çdo gjë deri në 23 vjeç! Gratë shtëpiake do të shpërblehen për punën e tyre

“Do të kemi Ministrinë e Familjes”- Berisha shpalos

Berisha shpalos programin duke thënë se fëmijës së tretë do t’i garantohet çdo gjë deri në 23 vjeç dhe se gratë shtëpiake do të shpërblehen për punën e tyre. 

Berisha: Qeveria e ardhshme do të ketë ministrinë e Familjes që do të zbatojë politikat më të avancuara për familjet shqiptare. Do mbështetet me bonuese për fëmijën e parë dhe të dytë, nga linda deri në 23 vjeç për çdo gjë për fëmijën e tretë.

Me qindra dhe mijëra familje janë me nëna kryefamiljare. Qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka për të lehtësua dhe zgjidhur çdo mungesë dhe problem që ata kanë. Fëmijët e tyre do të kenë 200 euro minimumin jetik. Qeveria do të bëjë gjithçka për suksesin e bizneseve të tyre.

Zotohemi këtu para jush se me vendosmërinë më të madhe do të rrëzojmë murin e patriarkisë. Këtë mur që mban gjallë diferencat mes nënës dhe babait, vëllait dhe motrës, burrit dhe gruas. Garantoj gratë he vajzat se do të bëhet gjithcka për suksesin e tyre.

Ato që quhen shtëpiake do të shpërbehen për punën e tyre.