TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka folur lidhur me programin e tij politik, duke thënë se afatgjatë, jo vetëm për këto zgjedhje.
“Projekti politik i Partisë Mundësia është afatgjatë. Qytetarët më vlerësojnë për punën që kam bërë vetëm në parlament, imagjinoni çfarë mund të bëj me një grup deputetësh. Janë me dhjetëra betejat që kam bërë. Do vazhdojmë dhe atyre që po vjedhin popullin më të varfër do ua nxijmë në parlament.
Listat me kandidatë janë plot me kandidatë nën hetim nga SPAK. Kemi qeverinë më të korruptuar. Për shumë arsye, këto do të jenë zgjedhjet e fundit siç kemi parë nga 1991, me dy formacione dhe drejtues politikë siç janë sot”, tha Shehaj.
Ndër të tjera ai u shpreh se është i vetmi politikan që nuk ka kompleks të flasë me qytetarët dhe theksoi se feedback-u ka qenë pozitiv.
Pjesë nga intervista e Agron Shehajt me gazetaren Nisida Tufa:
Çfarë impakti merrni ju në momentin që dikush merr mesazhin tuaj?
Ne çelëm fushatën dje, edhe pse e kemi nisur prej kohësh. Bëmë një tur në nga Shkodra në Sarandë gjatë gjithë ditës. Ishte një tur intensiv dhe absolutisht pritja ka qenë shumë e mirë. Kemi folur me ata që punojnë me punë të ndershme për t’ia dalë.
Përsa i takon komunikimit tonë me qytetarët është i vazhdueshëm. E bëjmë me të gjitha mënyrat për të përcjellë mesazhin tonë politik.
Ka një formë autentike të fushatës që ju zhvilloni?
Feedback është shumë pozitiv. Të shkuarit te sipërmarrësi, te biznesi, është një mënyrë për tu treguar qytetarëve shqiptarë ka edhe një Shqipëri tjetër, të njerëzve që ia dalin me punë. Ne duam të themi se qytetarët e ndershëm janë shumica.
A ka diçka ndryshe për ju në këtë periudhë. Çfarë shihni ndryshe në perceptim për qytetarët? Sa inspironi ju zoti Shehaj?
Mund të them që jam i vetmi që nuk kam asnjë kompleks të shkoj të flas me qytetarët dhe pritja është shumë e mirë. Më thonë ti je ndryshe, vjen nga biznesi, nga puna e ndershme. Pritja është shumë e mirë dhe në kohë është në rritje. Nuk është e lehtë për qytetarët shqiptarë që në një fare mënyre të besojnë se janë zhgënjyer shumë këto 34 vjet. E shoh që meraku i tyre është të mos i zhgënjej edhe unë.
Unë besoj që ne kemi dy parti të vjetra që e kanë kompleksin të takohen me njerëz. Por edhe partitë e tjera të reja, kemi të bëjmë me kryetarin e koalicionit që është ir i, është i përfshirë në mohimin e të drejtës së pronës. Prona është një e drejtë që nuk shuhet. Edhe pse duket e pamundur, i ftoj qytetarët të luftojnë.
Kjo fushatë është e egër, por i egër është edhe numrin i partive që garojë? Si e shihni kundërshtarin?
Ne dallojmë nga të gjithë të tjerët. Nëse duan një shtet të madh, ne mendojmë se shteti është problemi. Nëse Shqipëria ka bërë përpara në çdo fushë, nuk është falë politikanëve, por qytetarëve dhe punës së tyre të ndershme. Ne do kishim bërë mrekullira nëse nuk do të kishim patur politikanë në qeveri që do ti ndalonin në këto 34 vjet. Ne themi që shteti duhet të jetë i vogël, një administratë e vogël. Një nga pikat e programit tonë është zvogëlimi i kostos së administratës. Duam të kursejmë 1 miliardë.
Ju cfarë synoni në këto zgjedhje?
Projekti politik i Partisë Mundësia është afatgjatë. Qytetarët më vlerësojnë për punën që kam bërë vetëm në parlament, imagjinoni çfarë mund të bëj me një grup deputetësh. Janë me dhjetëra betejat që kam bërë. Do vazhdojmë dhe atyre që po vjedhin popullin më të varfër do ua nxijmë në parlament.
Listat me kandidatë janë plot me kandidatë nën hetim nga SPAK. Kemi qeverinë më të korruptuar. Për shumë arsye, këto do të jenë zgjedhjet e fundit siç kemi parë nga 1991, me dy formacione dhe drejtues politikë siç janë sot.