AKTUALITET, 12 Prill 2025, 15:20

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, e pëson adoleshenti pa patentë në Lezhë

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, e pëson adoleshenti pa

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, referuan materialet në Prokurorinë për shtetasin 17-vjeçar, banues në Gjormë, Kurbin, pasi në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë u dëmtua 17-vjeçari dhe pasagjeri shtetasi O. H., 24 vjeç, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

U referua për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.