TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtuesi politik në Qarkun e Tiranës për PD, Klevis Balliu, ka reguar për fushatën hapëse të PS, duke e quajtur një funeral politik.
“Hapja e fushatës, funerali politik i Edi Ramës!
Me tallava dhe folklor të politizuar, me këngëtarë e valltarë korrupsionist të qeverisë, Edi Rama u përpoq të prodhojë makiazh dhe maskë mbi funeralin politik të tij.
Në të vërtetë karakteristika themelore ishte braktisja masive e qytetarëve dhe zëvëndësimi i tyre me aktorët e krimit të financave publike.
Edi Rama në 12 vjet realizoi përmbytjen më të madhe korrupsioniste kombëtare. Vetëm një bashkim dhe betim solemn i opozitës për të ndëshkuar çdo episod vjedhjeje, në pastrim total të shtëpisë mund të sjell një realitet normal, kombëtar për të shkuar drejt Shqipërisë Madhështore", shkruan ai.