AKTUALITET, 12 Prill 2025, 14:38

Tentoi të kalonte kufirin në Muriqan, arrestohet 41-vjeçari në kërkim për vjedhje

Tentoi të kalonte kufirin në Muriqan, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar sot nga Policia Kufitare në PKK Muriqan, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Elbasan për veprën penale “Vjedhja”. Sipas policisë, 41-vjeçari me inicialet F.Ll., dyshohet se më 21 mars 2025 ka vjedhur materiale të ndryshme në një magazinë në lagjen Kongresi i Elbasanit.

“Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin F. Ll., 41 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 21.03.2025 ka vjedhur disa materiale të ndryshme në një magazine,  në lagjen Kongresi Elbasanit. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Elbasan”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.