AKTUALITET, 6 Tetor 2025, 16:36

Dinamika e krimit tronditës/ Ishte palë në çështjen e pronësisë, autori qëlloi me armë drejt gjyqtarit në gjyq

Dinamika e krimit tronditës/ Ishte palë në çështjen e

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse që ndodhi brenda një salle gjyqi në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Raportohet se autori i identifikuar tashmë si shtetasi Elvis Shkambi ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në një çështje pronësie që ishte duke u shqyrtuar nga gjyqtari Astrit Kalaja, i cili ndërroi jetë vetëm pak momente më parë, rrugës për në spital.

Mësohet se gjyqtari Kalaja ka qenë duke shqyrtuar një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Në një moment gjatë shqyrtimit autori ka pretenduar se ishte palë e dëmtuar dhe aty ka nxjerrë një armë zjarri, tip pistoletë, me të cilën ka qëlluar drejt gjyqtarit Kalaja.