AKTUALITET, 13 Shkurt 2022, 10:08

Dilema për vaksinat me mARN ndaj Covid, ISHP: Nuk e ndryshojnë ADN-në tuaj

Dilema për vaksinat me mARN ndaj Covid, ISHP: Nuk e ndryshojnë

Autoritetet shëndetësore në vendin tonë dhe pse ditët e fundit ka një ulje të numrit të të infektuarve ditore, herë pas here bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid.

Instituti i Shëndetit Publik këtë të dielë e ka nisur me një postim ku kërkon nga qytetarët që të vaksinohen për të qenë të mbrojtur ndaj infeksionit Covid.

“Zgjidh jetën vaksinohu ndaj Covid. Vaksinat me mARN janë po aq të sigurta sa vaksinat e tjera, ato nuk mund ta ndryshojnë ADN-në tuaj”, thuhet në postimin e ISHP.