TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtëpia e Lirisë do të prezantojë kandidatin e Dibrës për zgjedhjet e 6 marsit në një takim që do të organizohet ditën e sotme në Pallatin e Kulturës në Peshkopi në orën 11.
Ish-kryeministri Sali Berisha që do të marrë pjesë në takim ka ndarë një ditë më parë këtë njoftim me ndjekësit e tij në facebook.
Njoftimi:
"Nesër, ditën e diel, më datë 13 shkurt, ora 11:00, në Pallatin e Kulturës prezantojmë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Peshkopisë Z. Premtim Kryemadhi.Ftoj të gjithë qytetarët e Peshkopisë të marrin pjesë! sb".