TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD Sali Berisha ka publikuar një foto ironike në rrjetet sociale, si reagim pas hapjes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste.
Në imazhin ku shfaqen 12 yjet e përdorur nga PS, Berisha ka vendosur fytyrat e disa personave të lidhur me këtë forcë politike që aktualisht ndodhen në burg ose janë nën hetim.
Një ndryshim në versionin e publikuar nga Berisha është zëvendësimi i fotos së Arben Ahmetajt në arrati me Safet Bajrin. Edhe pse dikur e quante "tigri i korrupsionit", tashmë Berisha duket se ka një "aleancë" me Ahmetajn, i cili herë pas here jep intervista nga Zvicra ku është arratisur dhe denoncon Edi Ramën dhe qeverinë.

Kjo ndërhyrje ironike ka ngjallur reagime, ndër të cilat ka qenë edhe ai i aktivistit Genc Sejko, i cili shkruan:
"Bëri dikush një super foto. Aq e bukur sa më bëri xheloz që nuk më kishte shkuar mendja t’a bëja unë. Foton e postoi edhe drejtuesi politik i Tiranës. E merr foton doktori dhe e retushon shëmtuar. Heq Arben Ahmetajn e vendos një nga Bajrat. Drejtuesi politik e heq foton dhe vendos versionin e doktorit. Dy pyetje kam unë.
E para. Ç’ne kjo dashuri e madhe për tigrin e korrupsionit nga opozita e vendit tim?
E dyta. A mendoni dot ndyshe nga doktori ju që tashmë jeni të garantuar në listën e sigurt?".