AKTUALITET, 28 Tetor 2022, 08:48

Digjet banesa në Kukës, vdes 82-vjeçari që jetonte i vetëm

Digjet banesa në Kukës, vdes 82-vjeçari që jetonte i
Banesa në flakë

Një 82-vjeçar ka humbur jetën pas mesnate në Kukës. Shkak i humbjes së jetës dyshohet se është bërë asfiksia, pasi banesa në të cilën jetonte 82-vjeçari është përshirë nga flakët.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ku flakët përpinë shtëpinë e për pasojë 82-vjeçari Shefik Krasniqi nuk mundi të dalë nga shtëpia. 82-vjeçari jetonte i vetëm.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë nga soba e druve, e cila ka qenë gjatë gjithë natës e ndezur.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak. 

Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e  plotë të rrethanave të  ngjarjes.