AKTUALITET, 16 Gusht 2025, 17:20

Dhunonte prej vitesh gruan për shkak të xhelozisë, arrestohet 32-vjeçari në Itali, dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit

Dhunonte prej vitesh gruan për shkak të xhelozisë, arrestohet

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet në Itali. Mësohet se ai është arrestuar pasi ka dhunuar gruan e tij. Sipas mediave italiane rasti më i fundit i dhunës ndaj gruas u regjistrua të martën rreth orës 13:00. Policia sapo u njoftua në lidhje me ngjarjen shkoi drejt banesës së çiftit.

Autoritetet gjetën gruan e dhunuar që qante ndërsa shqiptari dyshohet se ishte i dehur. Mobiljet dhe zbukurimet ishin në tokë, duke treguar një debat të nxehtë. Pavarësisht pranisë së forcave të rendit, shqiptari nuk tregoi shenja pendimi, duke vazhduar ta ofendonte gruan e tij.

Ajo raportoi se ishte goditur me shqelma dhe grushte nga burri i saj. Ky ishte një sulm i vazhdueshëm, që kishte vazhduar për disa vite, të cilin burri e justifikoi si xhelozi. Gruaja u dërgua në spitalin e Monzës ku mori trajtim.