AKTUALITET, 27 Qershor 2023, 18:38

Dhunoi në mes të sheshit "Skënderbej" ish-bashkëjetuesen e tij, arrestohet 31-vjeçari

Dhunoi në mes të sheshit "Skënderbej"

Një shtetas me inicialet J. C., 31 vjeç, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Skënderbej", ndërsa pamjet janë filmuar dhe janë publikuar edhe në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e tij për veprën penale "Dhuna në familje", pasi në sheshin "Skënderbej" ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.