AKTUALITET, 27 Qershor 2023, 18:28

I përfshirë në trafik kokaine bashkë me një ish-deputet italian, arrestohet 39-vjeçari shqiptar

I përfshirë në trafik kokaine bashkë me një ish-deputet

Një 39-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi ishte  shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas mediave fqinje, 39-vjeçari është ndaluar në një stacion, pas kontrolleve të kryera nga policia hekurudhore, e pas arrestimit është transferuar në burgun e Fuornit.

Shqiptari është nën hetim nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Bolonjës, pasi kishte blerë dhe importuar nga Belgjika, në gusht 2020, rreth 28 kilogramë kokainë të destinuara për t’u rishitur me pakicë në tregjet e Romagna-s.

Bëhet fjalë për një furnizim droge ku i përfshirë theksohet se është edhe ish-deputeti italian Gianluca Pini.