AKTUALITET, 27 Qershor 2023, 15:27

Përplasi me motor vogëlushen në Vlorë, arrestohet 22-vjeçari

Përplasi me motor vogëlushen në Vlorë, arrestohet

Një i ri është arrestuar në Vlorë, pasi një ditë më parë ka përplasur me motor një 10-vjeçare.

Për fat të mirë e vogla ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ndaj të riut do të vijojnë procedurat në komisariatin e qytetit bregdetar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. B., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar një shtetase të mitur, 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.