TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Vlorëës ka proceduar penalisht 4 persona, pasi kishin ndërtuar pa leje në plazhet e Jonufrit dhe Borshit.
Sipas njoftimit të policisë, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm, për shtetasit:
-G. A., S. M. dhe K. M., pasi në plazhin e Jonufrit, kishin ndërtuar tenda metalike, pa lejen e organeve kompetente;
-Xh. Gj., 28 vjeç, pasi në plazhin e Borshit, kishte vënë një mol plastik në ujë, pa lejen e organeve kompetente.
Kontrollet vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.